E hënë, Tetor 19, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Ngjarje e rëndë në Kamëz/ Vriten dy vëllezër, arrestohet autori i dyshuar

Ngjarje e rëndë në Kamëz/ Vriten dy vëllezër, arrestohet autori i dyshuar

0
20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Kamëz. Një sherr mes fqinjëve ka çuar në përdorimin e armës së zjarrit, ku dy vëllezër janë ekzekutuar dhe i treti ka mbetur i plagosur.

Sipas raportimeve paraprake, viktimat janë Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj, kurse vëllai i tretë që mbeti i plagosur është SH.I.

Autori i dyshuar i krimit i identifikuar me iniciale N.M ishte fqinj me vëllezërit, ndërsa është arrestuar nga Policia.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit makabër.

Rrethanat dhe motivet e krimit mbeten të paqarta, por dyshohet se sherri mes tyre ka nisur për shkaqe banale.

Zjarr Tv Ad