E martë, Tetor 27, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Plagosja në sy e Erjon Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë

Plagosja në sy e Erjon Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë

0
14

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me plagosjen e Erjon Vishkullit gjatë protestës së 24 tetorit.

Raportohet se janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, tek Banka e Shqipërisë, aty ku besohet se nga mund të identifikohet punonjësi i policisë së Shtetit që qëlloi me plumb gome në sy, protestuesin Erjon Vishkulli. Po ashtu, Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kartelën mjekësore që është hapur në spitalin e Traumës në Tiranë, ku 28-vjeçari u trajtua pas plagosjes.

Grupi i hetimit ka dërguar edhe një letërporosi në Itali, duke kërkuar nga autoritet spitalore ku është shtruar Erjon Vishkulli, që t’i venë në dispozicion sferën e gomës që i ka mbetur në sy të riut.

Zjarr Tv Ad