Balluku në SPAK, gazetarja: Ish-zv.kryeministrja kyçi gojën para prokurorëve

Share

Belinda Balluku u paraqit mëngjesin e kësaj të mërkure në ambientet e SPAK, ku iu komunikua mbyllja e afatit të hetimeve.

Gazetarja Anila Hoxha, në një lidhje direkte në “Breaking me Fiori Dardha” në Top News, zbuloi detaje rreth kësaj çështjeje.

“Ballukut i është komunikuar mbyllja e hetimeve, plot 8 ditë nga data 20 tetor, ku iu komunikuan një sërë akuzash.

Belinda Balluku, me komunikimin e mbylljes së afatit të hetimeve dhe deri sa t’i komunikohet të gjithëve kjo procedurë, më pas, sapo të përfundojë edhe i fundit i dyshuar, do t’i vendosen në dispozicion fashikujt dhe materialet e tjera hetimore. Të pandehurit do të kenë 10 ditë kohë për të depozituar pretendimet e tyre. Derisa të mbarojë ky afat, Prokuroria e Posaçme do të ketë kohën e saj për ta çuar çështjen në gjykatë.

Belinda Balluku, si ish-zv.kryeministre dhe ish-ministre e marrë e pandehur, ndaj saj do të ketë një gjykim bazuar vetëm në dy masa sigurie personale, të shpallura në 2025, njëra ndalim për të dalë jashtë vendit dhe tjetra, pezullim nga detyra.

Në tetor të vitit të kaluar, Belinda Balluku e kaloi për herë të parë pragun dhe i është komunikuar menjëherë vepra penale për shkelje mbi barazinë në tendera.

Bëhet fjalë për shkelje të barazisë në tendera, me një faturë të dyshuar sipas SPAK-ut, me një vlerë 1,2 milionë euro, për 2 vila nën sekuestro preventive, derisa hetimet të përfundojnë, derisa të vërtetohet që SPAK-u ka të drejtë apo jo.

Balluku, megjithëse ishte me avokatin e saj mbrojtës, nuk ka dhënë asnjë shpjegim para Prokurorisë së Posaçme, edhe pse e kishte të drejtën e saj procedurale. Me sa duket, do të depozitohen në formën e një memoje me shkrim.

Me reformën në drejtësi të vitit 2016, është një e drejtë e gjyqtarit të seancës paraprake të vendosë nëse e çon për gjykim me hetimet që SPAK-u ka bërë deri tani, mund ta kthejë pas për veprime hetimore, ose…

Është kompetencë e gjyqtarit të seancës paraprake, pasi të dorëzohen fashikujt në gjykatë nga SPAK-u, të shohë”, tha ndër të tjera gazetarja.

Read more

Local News