Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në skemën e taksimit të karburanteve, duke deklaruar se taksa e qarkullimit do të hiqet nga çmimi i naftës dhe do të zhvendoset te automjetet.
Ai tha se taksa do te vendoset tek makinat dhe do mblidhet permes Drejtorise se Transportit Rrugor.
Kreu i qeverisë bëri të ditur gjithashtu se do të vendoset një taksë e re qarkullimi për automjetet e huaja që hyjnë në Shqipëri.
“Do të heqim taksën e qarkullimit nga çmimi i naftës dhe do ta ulim 32 lekë në pompë, çmimin e naftës, ndërkohë që taksën do të vendosim tek makina dhe do ta mbledhim përmes drejtorisë së transportit rrugor. Do vendosim një taksë të re qarkullimi për makinat e huaja që hyjnë në Shqipëri”, tha Rama, i cili prenzatoi masat e reja te paketës fiskale 2027.

