Firmoset urdhri për transferimin e Ergys Agasit! Sekret burgu ku do të dërgohet

Share

Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve, Sadleva Bodo ka firmosur urdhrin për transferimin e Ergys Agasit nga burgu u Bradasheshit, ku ai ndodhet në paraburgim që pas arrestimit.

Sipas gazetares Klodiana Lala, forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkuan në paraburgimin e Bradasheshit, ku ndodhet Agasi, për të kryer procedurat e transferimit.

Ndërkohë për arsye sigurie, mbahet sekret burgu se ku ai do të transferohet.

Kujtojmë që një ditë më parë u transferua nga burgu i Durrësit në atë të Fierit edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Read more

Local News