“Ish-aleatët e Ramës kanë dalë në protestë”, Dule: Momenti i një ndryshimi të madh në Shqipëri

Share

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, deklaron se Shqipëria ndodhet përpara një momenti të rëndësishëm politik dhe se largimi i qeverisë është kthyer në një kërkesë të gjerë të shoqërisë.

I ftuar në emisionin “Puls”, me Bruna Çifligun në A2 CNN, Dule tha se zhvillimet e fundit dëshmojnë një ndryshim cilësor në qëndrimin e segmenteve të ndryshme të shoqërisë ndaj qeverisë.

Sipas tij, kundër qeverisë janë pozicionuar edhe grupe që më parë kanë qenë aleatë dhe mbështetës të kryeministrit Edi Rama, por që tashmë janë zhgënjyer nga qeverisja e tij.

“Ka një ndryshim. Nuk është një ndryshim i momentit, është një ndryshim cilësor. Kemi segmente të qenësishme të shoqërisë, të cilat bashkohen nga një emërues i përbashkët, largimi i qeverisë. Është një kërkesë e cila arrin shifra absolute. Këtë e konstatojnë edhe ato sondazhe që nuk e shohin dritën e publikimit, këtë e dëshmon edhe një vështrim empirik i zhvillimeve politike në vend. Është momenti i një ndryshimi të madh në Shqipëri. E kërkon mbarë shoqëria. Shumë segmente që janë ngritur sot kundër qeverisë, në të shkuarën kanë qenë aleatë dhe mbështetës të z. Rama. E shikonin si përfaqësuesin e vizionit të tyre, tani i janë kundërvënë, sepse i ka zhgënjyer në mënyrë sistematike dhe kjo është një kërkesë imperative, çdo ditë që kalon është në dëm të interesave të vendit. Çdo e nesërme që vjen i rëndon pozitat e Ramës në mënyrë të parikuperueshme. Duhet reflektim”.

Read more

Local News