Grupi parlamentar i PS këtë të martë ka zhvilluar një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit. Gjatë mbledhjes, Grupi parlamentar i PS votoi pro heqjen nga grupi te deputetes, Elisa Spiropali.
Burime bëjnë me dije se deputetët, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kanë abstenuar gjatë votimit.
Kërkesa për votim është bërë nga kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla. Mbledhja nisi në orën 09:30 ndërsa pas votimit ka përfunduar

