E mërkurë, Prill 8, 2026
Ballina 360 grade Itali/ Plagosën dy të mitur, pranga tre të rinjve shqiptarë

Itali/ Plagosën dy të mitur, pranga tre të rinjve shqiptarë

0
278

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, nën akuzën se kishin plagosur dy bashkëatdhetarë të tyre në qendër të Bolonjës.

Plagosjet kanë ndodhur që më 4 mars dhe dy viktimat, 16 dhe 17 vjeç, përfunduan në spital me plagë të rënda në veshka, ndërsa agresorët shqiptarë ishin shpallur në kërkim nga policia.

Të tre ishin duke u përpjekur të largoheshin nga Italia dhe të vinin në Shqipëri, madje një prej tyre u ndalua në aeroportin e Milan Malpensa, prej nga ku donte të kthehej.

Zjarr Tv Ad