Mbetet e boshatisur shtepia e Shtetasit Albert Veliu ,ose quajtur ndryshe si Babalja. Personi i cili njihet ndryshe edhe si dëshmitari X,në videon e publikuar nga partia demokratike,për cështjen e Agron Xhafaj,vëllait të misnitrit të drejtësisë. Në banesë nuk ndodhet asnjë person,si gruaja,po ashtue dhe dy fëmijët e tij,ndërsa nga banorë e zonës mësohet se ata janë larguar nga shtëpia prej të mërkurës në pasdite. Në afërsi të banesës nuk ka as prezencë të policisë ,ndërsa situata duket disi e qetë. Komshinjtë janë disi të shokuar ngha ajo cfarë ka ndodhyur gjatë këtyre ditëve,ndërsa shumë pak pranojnë të flasin,sapo shohin praninë e medias. Adelian Dalipaj,është personi i vetëm që flet,komshie prej 22 vitesh me familjen Veliu në lagjen “Partizani” të qytetit të Vlorës. Dalipaj konfirmon se deri ditën e mërkurë në mesditë gruaja dhe dy djemtë e Albert Veliut kanë qënë në banesë,ndërsa pasdite janë larguar,pasi nuk janë parë nga vetë ajo por edhe banorë të tjerë. Nuk di të thotë më shumë,ndërsa pranon se i njeh mjaft mirë,si një familje në vështirësi ekonomike. Djali i madh rreth 22 vjec punonte ,kamarier,ndërsa gruaja e “Babales”,aktualisht ishte e papunë.Shtëpia është në heshtje të plotë,na bansen e Veliut nuk ka asnjë person,familjarët janë larguar,ndërsa nuk ka prezencë të policisë. Banorët konfirmojnë që edhe gjatë këtyre ditëve nuk kanë parë polici,apo persona të tjerë në afërsi të banesës.



