Në pikën kufitare të Kapshticës ka pasur fluks të madh emigrantësh, si pasojë e ardhjes së festave të fundvitit.
Vetëm ditën e djeshme, në territorin tonë kanë hyrë plot 6896 shtetas të huaj dhe shqiptar.
Ndërkohë, jashtë kufinjve të Shqipërisë kanë dalë 2793 persona.
Për të menaxhuar fluksin, autoritetet doganore po punojnë me 7 sportele, 4 në hyrje dhe 3 në dalje.
Fluksi i lartë i emigrantëve në pikën kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës është i zakonshëm çdo vit, pasi shumë shtetas shqiptar që jetojnë në Greqi rikthehen në vendlindje tek të afërmit e tyre.




