E diel, Prill 12, 2026
Ballina Aktualitet Virozat tek fëmijët, fluks vizitash në pediatrinë e Korçës dhe Peshkopisë

Virozat tek fëmijët, fluks vizitash në pediatrinë e Korçës dhe Peshkopisë

0
144

Ndryshimi i temperaturave ka sjellë që në pediatrinë e Korçës dhe Peshkopisë të shtohet fluksi i fëmijëve të prekur nga virozat gripale.

Nurmi i vizitave në qytetin e Korçës shkon në mbi 50 persona në ditë dhe ai i shtrimeve ka shkuar në 30-35 fëmijë.

Mjeku pediatër Petrika Pengo u bën apel prindërve që të bëjnë kujdes pasi virozat mund të çojnë edhe në komplikacione të rënda.

Nërkohë, në spitalin rajonal të Peshkopisë, mjekja pediatre Zarifka Rajta, ka sqaruar se luhatjet e temperaturave kanë krijuar probleme shëndetësore tek të vegjëlit deri në moshën 14-vjeç.

Në periudhën e dimrit virozat janë më të shpeshta dhe sipas mjekëve specialistë nuk duhet neglizhuar asnjë nga simptomat.

 

Zjarr Tv Ad