Kryemadhi uron festën e Krishtlindjes: Të kthejmë sytë nga besimi në Zot

0
28

Në ditën kur besimtarët kremtojnë ditën e lindjes së Krishtit nuk kanë munguar edhe urimet nga personalitete të fushës politike në vend.

Përmes një prononcimi për mediat, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se dakordësia mes politikës shqiptare do të sillte paqe dhe begati për të gjithë shqiptarët.

Ajo është e mendimit se të gjithë politikanët duhet të kthejnë besimin në zot, pasi sipas saj, kjo është në interes të popullsisë dhe të perspektivës së vendit.

“Mendoj se dakordësia e paqja e politikës shqiptare do të sillte begati. Mendoj se politika duhet  ta kthejë besimi në zot, sepse kjo do ta ndihmojë t’i shërbejë  popullit”, tha mes tjerash Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad