Një i mitur i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij në fshatin Sojevë të Ferizajt.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:00.
Sipas policisë kishte ndodhur një mosmarrëveshje midis dy vëllezërve, ku njëri prej tyre i moshës së mitur ka pranuar se i kishte vënë zjarrin banesës së tij.
Forcat zjarrfikëse menjëherë bënë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e flakëve të zjarrit.
Rastit i janë përgjigjur njësitë relevante policore, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari u mbajt për 24 orë.




