Arrestohet shoferi që u kap me 4 kg heroinë në kamion, merr përsipër fajin, nuk tregon pjesën tjetër të bandës

0
72

Policia po vijon hetimet me intensitet për sasinë e drogës që u kap një ditë më parë në Durrës.

Bledar Shqarthi 29-vjeç, ishte personi që u arrestua mbrëmjen e 6 janarit të 2019 për sasinë e drogës që iu gjet në kamionin e tij, ndërsa nuk ka pranuar të bashkëpunojë me forcat e policisë.

Shqarthi mori përsipër vetëm posedimin e katër kilogramëve heroinë duke mos zbuluar bashkëpunëtorët.

Mësohet se nga të dhënat paraprake, 29-vjeçari u është përgjigjur vetëm pyetjeve që kishin të bënin me gjeneralitetin e tij, kompanitë ku punonte prej disa kohësh dhe vendbanimin ku jetonte.

Sakaq, ai ka kërkuar avokat duke pohuar se pa praninë e tij nuk do të fliste më tej.

Shqarthi nuk ka pranuar të tregojë se ku e ka siguruar lëndën narkotike, por theksoi se e kishte blerë tek disa persona që nuk kishte mundësi ti identifikonte me emra.

Hetuesit sqarojnë se 29-vjeçari nuk pranon të japë detaje rreth grupit kriminal. Agjentët e Antidrogës e kishin mbajtur nën vëzhgim dhe bëjnë me dijë se kanë informacione, dhe shumë shpejt do arrestohen dhe bashkëpunëtorët e tjerë.

Sipas tyre lënda narkotike që kishte destinacion Italinë në tregun e lirë kushtonte 80 mijë euro. Të njëjtat burime thanë se Bledar Shqarthi ka kryer rolin e korrierit dhe për një rrugë paguhej afërsisht 2 mijë euro. Droga u zbulua nga qeni Antidrogë në një kamion me targa AA519 TJ që pritej të nisej me tragetin e linjës Durrës-Ankona.

 

 

 

Zjarr Tv Ad