E enjte, Gusht 6, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Thirrje “Je antishqiptar!” gjatë homazheve për 21 Janarin, shoqërohet personi që fyeu...

Thirrje “Je antishqiptar!” gjatë homazheve për 21 Janarin, shoqërohet personi që fyeu Ramën

0
21
Zjarr Televizion Adccccc

Teksa Kryeministri Edi Rama zhvilloi homazhe në nderim të viktimave të 21 Janarit, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me familjarët e të rënëve, është shënuar një incident.

“Je antishqiptar”, i tha një qytetar, kreut të qeverisë, duke tentuar që ti afrohet.

Po ai është ndaluar nga Garda e Republikës, duke u shoqëruar në tej në polici, siç mund të shihni në videon më poshtë.

Më herët teksa ishte duke vendosur lule, një familjar i viktimave iu drejtua Kryeministrit duke i thënë, “Zoti Rama, presim drejtësinë e premtuar”.

Më 21 janar 2011, gjatë protestës përpara Kryeministrisë të thirrur nga kryesocialisti Edi Rama, humbën jetën protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika

Zjarr Tv Ad