E hënë, Gusht 17, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Bëri thirrje për dhunë në protestë, procedohet personi që publikoi foto me...

Bëri thirrje për dhunë në protestë, procedohet personi që publikoi foto me armë

0
38

Një person është proceduar penalisht pasi bëri thirrje për dhunë në protestën e djeshme, duke publikuar edhe armë në rrjetet sociale.

Ai është proceduar nga autoritetet lokale të Lezhës, ndërsa është identifikuar me iniacialet Gj.D., 50 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas, në rrjetet e tij sociale, para protestës së zhvilluar dje, ka postuar foto armësh e municionesh duke i shoqëruar me thirrje publike për veprime të dhunshme.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime mëtejshme.

Zjarr Tv Ad