Çfarë ndodhi realisht dje me “Blue Panorama” qe tmerroi pasagjerët

0
293

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. 136 pasagjerë që ishin duke udhëtuar nga Tirana drejt Anconas me një avion të linjës ‘’Blu Panorama’’, papritmasjanë lajmëruar se avioni do të kryejë ulje emergjente.

Kabina u mbush me tym dhe sipas udhëtarëve, pilotët filluan të bënin disa manovra të rrezikshme mbi det, gjë që shkaktoi panik masiv tek pasagjerët.

Kompania ka shpejguar se gjithçka erdhi si pasojë së solucioni i larjes së motorit nuk ishte tharë dhe rrjedhimisht pas nxehjes ai shkaktoi tym.

Në këtë shpjegim ka mjaft pikëpyetje, të cilat “Albeu” i ka parashtruar gjatë ditës së sotme.

Avioni i Blue Panorama, i nisur për në Ankona u ngrit nga Rinasi në orën 7.38 minuta në drejtimin veri-jug të aeroportit duke bërë më pas një kthesë të fortë djathtas mbi Kashar për t’ju drejtuar Ankonës

Por, ndërkohë që ndodhej në lartësinë 1.432 metra, sipër Hamallajt në Durrës, në kabinën e avionit vërehet tym dhe ajër i rendë duke shkaktuar panik tek udhëtarët.

Menjëherë, avioni ka bërë një ulje të fortë duke zbritur brenda pak sekondash nga 1 432 metra në rreth 1 100 metra për t’ju drejtuar sërish aeroportit të Rinasit.

Avioni është ulur në Rinas në orën 7.57, vetëm pak minuta pasi ishte ngritur ku për pak u bë shkak për tr.agjedinë më të madhe ajrore të ndodhur në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad