Ekzekutimi brenda në makinë, si i bëri pritë fqinjit pas sherrit në lokal

0
49

Dalin detaje të tjera në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku u ekzekutua brenda në makinë 45-vjeçari Martin Ndreca.

Si i dyshuar për krimin e ndodhur rreth orës 01.10 të mëngjesit të së dielës, policia ka shpallur në kërkim, fqinjin e viktimës, 37-vjeçarin Ndue Zefi.

Viktima u gjet i vrarë me armë zjarri brenda në makinën e tij tip “Benz”, jo shumë larg banesës së tij, në lagjen nr.17, vetëm pak metra larg shtëpisë.

Rezulton se Zefi i ka bërë pritë fqinjit të tij para banesës, duke e ruajtur teksa po kthehej në shtëpi, për të hapur zjarr ndaj tij.

37-vjeçari e qëlloi me pesë plumba shënjestrën, por vetëm njëri prej tyre e kapi dhe ai rezultoi fatal. Bazuar në dëshmitë e fqinjëve, rezulton se Ndreca dhe Zefi shoqëroheshin herë pas here me njeri tjetrin pasi ishin edhe fqinj.

Madje pak orë para krimit ata kishn qenë në një lokal duke pirë ku befas kanë nisur të zihein dhe konfrontohen fizikisht. U desh ndërhyrja e klientëve të tjerë të lokalit për ti ndarë.

Më tej, Zefi u largua i pari nga lokali, ku rrëmbeu armën që mbante në banesë dhe i bëri pritë Ndrecës, duke e pritur deri sa po kthehej për në banesë, ku dhe hapi zjarr drejt tij. Pas kësaj ai u largua me shpejtësi, ndërkohë që vijon ende të jetë në arrati.

Zjarr Tv Ad