Xhaçka në Dibër: Disa vandalë kërkojnë të rikthejnë 1997

0
45

Në kohën kur opozita vijon të qëndrojë jashtë parlamenti, PS ka nisur takimet me elektoratin e tyre në rrethe për zgjedhjet vendore.  Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në cilësinë e të deleguarës së kryesisë së PS në qarkun e Dibrës ka garantuar qytetarët nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe pse se në Parlament nuk ka opozitë.  Madje Xhaçka i ka quajtur vandale veprimet e opozitës, të cilët sipas saj me situatën e krijuar kërkojnë ta kthejnë Shqipërinë në kohën e vitit 1997.

Xhaçka: Ti tregojmë opozitës dhe partnerëve tanë ndërkombëtar që duan përparimin dhe integrimin e Shqipërisë janë shumë më shumë se ata vandalë që duan që Shqipëria të bëjë hapa mbrapa dhe që Shqipërinë ta persekutojë ende hija e vitit 1997. 

Sekretari organizativ i PS-së Arben Pëllumbi iu kërkoi socialistëve që të vijojnë punën përgatitore për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

PëllumbiNe do t’i fitojmë të 61 bashkitë e vendit. 

Përfaqësuesit e PS se socialistët janë të vendosur që të mos lejojnë askënd të marrë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

 

Zjarr Tv Ad