Vetingu, KPK konfirmon në detyrë kreun e Prokurorisë së Apelit Tiranë

0
226

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit jep vendimin për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka.

Kryeprokurorit të Apelit iu komunikua konfirmimi në detyrë, duke dalë “i pastër” nga verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut.

Vendimi ndaj tij u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj.

Gjatë dhënies së vendimit, prokurori ishte i pranishëm në seancë bashkë me avokatin Besnik Çerekja.

Dritan Peka e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në Shqipëri në vitin 1997.

Ai ka punuar si prokuror i Prokurorisë së Tiranës deri në vitin 2008, kur është promovuar si prokuror i Apelit të Tiranës. Peka është drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Tiranës prej vitit 2015

Zjarr Tv Ad