Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar sot masën e sigurisë për protestuesit e opozitës, të cilët u shoqëruan me 16 Mars.
Kjo gjykatë ka lënë në burg Mariglen Docin dhe Dorjan Protoduarin, ndërsa për shtetasit Pal Dija, Gazmir Bekshiu, Aldi Spaho, Emilajno Mustafën dhe Ermir Bruka është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Familjarët së bashku me ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliun kanë ankimuar masat. Balliu pohoi se nuk ka asnjë provë, por shtoi se Rama ka arrestuar qytetarët, pasi ka frikë dhe iu trembet protestave.
Nga ana tjetër ende për pesë protestues të tjerë nuk është caktuar masa e sigurisë. Ata janë; Ilir Hamedani, Ferit Dankshi , Saimir Rexhepi, Florenc Hoxha, Agim Peposhi.



