Grabitja e shtëpisë së biznesmenit në Fushë-Krujë

0
23

Disa persona të armatosur dhe të maskuar kanë vjedhur paraditen e sotme një banesë në Fushë-Krujë.

Kjo ngjarje ka ndodhur në lagjen “Punëtori”, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentin e saj.

Nuk dihet ende sasia e parave të vjedhura.

“Sot rreth orës 12:00, në lagjen “Punëtori”, në Fushë Krujë disa persona ende të paidentifikuar, dyshohet njëri prej tyre me armë, kanë hyrë në banesën e një shtetasi dhe kanë grabitur një sasi lekësh. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

 

Zjarr Tv Ad