Policia kufitare ka kapur katër emigrantë të paligjshëm në Kapshticë. Emigrantët, dy meshkuj dhe dy femra, nga Siria dhe Irani u kapën në kufirin e gjelbër. Aktualisht ata po japin deklarimet në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit, ndërsa më pas do të transportohen drejt Tiranës në qendrën e azilkërkuesve.




