E premte, Gusht 21, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Familja gjermane denoncon dhunimin e djalit në Golem: E rrahën 7 kamarierë,...

Familja gjermane denoncon dhunimin e djalit në Golem: E rrahën 7 kamarierë, ishte vetëm

0
18

Sezoni turistik i këtij viti është shoqëruar me disa ngjarje të rënda, ku protagonistë kanë qenë edhe punonjës të bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën e rekrutimit dhe kontrollit të stafit.

Një denoncim vjen nga Golemi, ku një qytetare pretendon se djali i saj është dhunuar nga punonjës të një lokali në mbrëmjen e 12 gushtit.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur në ambientet e Nao Club Beach, rreth orës 22:30-23:00.

Qytetarja rrëfen se djali i saj, së bashku me familjen, ndodhej me pushime në Golem. Familja ka shtetësi gjermane dhe, sipas denoncueses, jeton dhe punon në Gjermani prej më shumë se 30 vitesh.

Sipas pretendimeve të saj, i riu është dhunuar nga kamarierë të lokalit. Ajo thotë se policia është njoftuar për ngjarjen, por nuk ka mbërritur në vendin ku po zhvillohej konflikti, duke ngritur shqetësime për pasojat që mund të kishte situata.

Në një fotografi të dërguar nga denoncuesja, i riu shfaqet me shenja të dukshme dhune dhe nxirje në pjesën e fytyrës.

Familja pretendon se ngjarja ka shkaktuar edhe një traumë psikologjike, ndërsa bëhet me dije se i riu ndodhej në lokal së bashku me miq dhe të ftuar gjermanë, të cilët, sipas saj, kanë mbetur të shokuar nga ajo që ka ndodhur.

“Përshëndetje, doja të ndaja me ju një dhunim që i është bërë djalit tim në datën 12.08, nga ora 22:30 deri në 23:00. E kanë goditur shumë keq në Nao Club Beach në Golem. Ju lutem, mund ta publikoni, pasi është një turp i madh që vijnë turistët me familjen nga Gjermania dhe dhunohen nga stafi. Ishin shtatë kamarierë dhe ai ishte vetëm”, 

“Djali im është shtetas gjerman, kemi 36 vite që jetojmë dhe punojmë atje. Ky është një turp”, vijon ajo. shprehet denoncuesja për 

Zjarr Tv Ad