Grabitja në Rinas/Ndalimi i 4 personave,Rama: Zhvillim inkurajues

0
12

Pas ndalimit të katër personave, të cilët dyshohen si të implikuar në grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit, ka reaguar edhe kryeministri Rama.

Sipas shefit të qeverisë, ndalimi i tyre është një zhvillim inkurajues, i cili më pas do t’i hapë rrugë arrestimit të të gjithë personave të tjerë për ngjarjen e 9 Prillit.

“Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit,një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit👍Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset,aq më shumë rritet forca e saj goditëse👊”-thekson Ramanë postimin e tij në ‘Twitter’.

Zjarr Tv Ad