Vajza e grabitësit Admir Murataj të vrarë në Rinas, ka ngritr një padi kundër Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, pas vrasjes së të atit. Avokati i familjes Murataj ka deklaruar sot se efektivët e policisë duhet ta kishin arrestuar Admirin dhe jo ta vrisnin. Familjarët e Muratajt kërkojnë që autori i vrasjes së Admirit të mbajë përgjegjësi. Sipas pretendimeve të avokatit grabitësi Admir Murataj u vra qëllimisht nga policia.
KËRKESË
Drejtuar: Prokurorisë së Shkalles se Pare per Krime te Renda Tiranë.
Prokuroreve të Cështjes Z. Eneid Nakuci Arens Çela, Besnik Muçi.
Kërkues: Irini Murataj e bija e Admir dhe Albana, dtl 02.05.1996, lindur ne Athine (Greqi)dhe banues në fshatin çerem te rrethit B.Curri, mbrojtur me prokure te posaçme nr . 818 rep, nr 295 kol, dt 28/04/2019 nga Av. Arbër Hoxha, Anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë, me Liçencë me Nr.4252 dhe NIPT L01721002R, me adresë: Rr. Haxhi Hysen Dalliu, Pallati Nordin, Zyra Nr. 8, Tiranë.
Lënda: Kërkesë per zgjerimini e rrethit te personave nen hetim, duke marre si te dyshuar,per kryerien e veorave penale « Shperdorim Detyre », « Vrasie me Dashie » ose « Vrasie e kryer ne kapercim e mbroties se nevojshme » parashikuar perkatesisht nga neni 248, 76,dhe 83 i Kodit Penal ; edhe punojesit e Policise Shtetit konkretisht : F.N.SH. si grup i nderhyries dhe ndjekies se veprimeve, te personave te dyshuar per grabitien ku ne te cilen ka mbetur i vrare i ndieri shtetasi Admir Murataj.
Baza Ligjore: Nenet 58, 110, e vijues të Kodit të Procedurës Penale. Nenet 76, 83, 248, të Kodit Penal.
Te nderuar Zoterinj Prokurore!
Parashtrimi i rrethanave të faktit.
Ab initio.
Prokuroria e Shkalles se Pare per Krime te Renda Tirane, ka regjistruar procedimin penal datë 09.04.2019 për veprat penale të “ Vjedhia me arme, Krijim i grupit te strukturuar kriminal, Pjesemarrie ne grupin e strukturuar kriminal dhe Vrasie me dashie, prashikaur perkatesisht nga nenet 140, 333/a, 334 dhe 76 i Kodit Penal, në ngarkim të disa personave.
Konkretisht : Alkond Bengasi, Klement çala, Oltoion Vesesli, Renaldo Sula, Saimir çela, Elton Pikli, Eldi çala, Mareglen Hoxha, Talo çela, Aleks Pepa, Ragip Hajdini (daja).
Aktualish me mase sigurimi “arrest ne burg”, sipas nenit 238 te Kodit te Procedures Penale jane shtetasit Alkond Bengasi,Oltoion Veseli, Renaldo Sula, Saimir Cela, Elton Pikli,Ragip Hajdini (daja).
- ACTUS REUS
- Ne Republiken e Shqiperise jeta e personit mbrohet me ligj(neni 21 i kushtetuse dhe neni 76 -84/a te Kodit Penal) Ne vjedhjen me arme te dates 9 Prill 2019 pervec vjedhjes se suposuar te 6 million eurove, ka mbetur i vrare edhe i ndjeri shtetasi Admir Murataj trashegimtarin e te cilit, Irini Murataj(e bija e te ndjerit Admir Murataj)eshte e mbrojtur prej meje.
- Aktualisht, te nderuar zoterinj prokurore,te gjithe shtetasit e siperpermendur jane me mase sigurimi arrest me burg te dyshuar vetem per kryerjen e vepres penale te vjedhjes me arme parashikuar nga neni 140 , 333/a dhe 334 te Kodit Penal. Nderkohe qe per vrasjen e shtetasit Admir Murataj nuk eshte marre si i dyshuar asnje person.
- Marre shkas nga mekanizmi i vrasjes dhe shkaku i vdekjes ( vetem nje vrime tejshkuse ne koken e viktimes)jemi te mendimit qe rrethi i personave nen hetim duhet te zgjerohet duke marre si te dyshuar,per kryerien e veorave penale « Shperdorim Detyre », « Vrasie me Dashie » ose « Vrasie e kryer ne kapercim e mbroties se nevojshme » parashikuar perkatesisht nga neni 248, 76,dhe 83 i Kodit Penal ; edhe punojesit e Policise Shtetit konkretisht : F.N.SH. si grup i nderhyries dhe ndjekies se veprimeve, te personave te dyshuar per grabitien ku ne te cilen ka mbetur i vrare i ndieri shtetasi Admir Murataj.
- Ne baze te nenit 58/1/a , 51/1/dh dhe 58/1/e kerkojme qe pa prishur sekretin hetimor te njoftohemi per te gjitha aktet proceduriale hetimore (si psh akti i ekspertimit mjekoligjor, akti i ekspertimit balistik etj ).
- Gjithashtu ne cilesine e trashegimtarit te viktimes se vepres penale kerkojme te hidhet drite mbi keto pyetje :
- Cilet kane qene punonjesit e policise me gjeneralitet perkase antare te grupit te FNSH qe kane marre pjese ne shkembimin e zjarrit te pretenduar ne vjedhjen me arme te ndodhur ne Rinas ne date 9 Prill 2019 ?
- A jane respektuar dispozitat perkatese te ligjit nr 72/2014 « per perdorimin e armeve te zjarrit » dhe akteve te tjera nenligjore nga antaret e grupit te FNSH te policise se shtetit?
KËRKOJ :
Për sa më sipër, në bazë të Neneve 58, 110, e vijues të Kodit të Procedurës Penale dhe Neneve 76, 83, 248, të Kodit Penal, kërkoj nga Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë zgjerimini e rrethit te personave nen hetim, duke marre si te dyshuar,per kryerien e veorave penale « Shperdorim Detyre », « Vrasie me Dashie » ose « Vrasie e kryer ne kapercim e mbroties se nevojshme » parashikuar perkatesisht nga neni 248, 76,dhe 83 i Kodit Penal ; edhe punojesit e Policise Shtetit konkretisht : F.N.SH. si grup i nderhyries dhe ndjekies se veprimeve, te personave te dyshuar per grabitien ku ne te cilen ka mbetur i vrare i ndieri shtetasi Admir Murataj.
Mbrojtësi,
Av. Arbër HOXHA




