Mashtronte qytetarët duke u prezantuar si punonjës policie, vihet në pranga

0
44

Një telefonatë në numrin e policisë 112 bëri që policia e Tiranës, të vërë në pranga një person që mashtronte qytetaret duke u prezantuar si punonjës policie.

Efektivët e policisë të komisariatit nr.4, pas informacionit të marrë nga telefonata e një qytetari se një shtetas prezantohej si punonjës policie, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin për ndalimin e tij.

Si rezultat pasditen e kësaj të diele u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i A.Th., 42 vjeç, banues në Tiranë, me precedentë penal për veprat penale “Vjedhja” e “Mashtrimi”.

Në numrin unik 112 ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në rrugën “Imer Ndregjoni”, një person lëvizte me armë zjarri me vete dhe prezantohej si agjent i Policisë kriminale.

Në sajë të reagimit në kohë nga shërbimet e policisë është bërë konstatimi i shtetasit të denoncuar nga qytetarët në bazë të karakteristikave të dhënave.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, policia i gjeti një armë zjarri pistoletë, një dokument policie me gjeneralitetet A.Th.., dhe pranga metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës.

Zjarr Tv Ad