Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një shtetas nën akuzën e “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Bëhet e ditur se i arrestuar është shtetasi E.B, 40 vjeç, banues në Tiranë.
“Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në fshatin Lin, me mjetin minibus tip “Mercedes-Benz”, duke transportuar drejt Kosovës kundrejt shumës 50 Euro për person, 14 shtetas të huaj”,- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.




