Mediat greke shkruajnë se është arrestuar në Shqipëri vrasësi i dyshuar i avokatit grek Michalis Zafiropoulos. Në mediat e vendit fqinj nënvizohet se Aleksandër Mata, quajtur “Maradona shqiptar” ka rënë pre e një atentati në Vlorë.
“Kujtojmë se autoritetet greke kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për vrasësin e Zafiropoulos dhe ai kishte shkuar në Shqipëri pas grabitjeve të kryera para rreth tre muaj në dyqane bizhuterish në Ambelokipi”, raportohet nga mediat helene.
Në shkrim thuhet se Aleksandër Mata ose Eno Mata kishte lënë një letër në Greqi, ku ndër të tjera shkruante se ai ishte një grabitës, por kurrsesi një vrasës. Eno Mata, apo Aleksandër Mata, i riu që mbeti i plagosur dje në fshatin Pore të Vlorës, aty ku humbi jetën edhe Sotiraq Mëhilli rezulton person me precedent penal në Greqi, ndërsa dyshohet si njëri prej autorëve të vrasjes së avokatit të njohur grek, Mihalesi Zafeiropoulos.




