Vetura përplaset me autobusin dhe shpërthen në flakë

Share

Mesditën e sotme, një veturë është përfshirë nga flakët në rrugën “Muhamet Gjollesha”, nëTiranë.
Sipas policisë, vetura tip “BMW” me targë “AA 233 DK” është përplasur me një autobus dhe më pas ka shpërthyer në flakë.
Mësohet se nga aksidenti nuk ka asnjë të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Read more

Local News