Qeveria miraton buxhetin për SPAK

0
17

 

Qeveria ka miratuar buxhetin fillestar të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për vitin 2019.

Mësohet se, buxheti do të jetë 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekë për përballimin e shpenzimeve lidhur me ushtrimin e aktivitetit gjatë vitit këtij viti.

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë ngarkohen për ndjekjen e procedurave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Zjarr Tv Ad