Ish-kryeministri, Sali Berisha ka një kusht për t’u paraqitur në Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për t’u marrë pyetje.
“Gjersa ky ligj është në Kushtetutë nuk mund të pranoj asnjë lloj kompromisi për shkeljen e tij. Po konsultohem me juristë për të ndërmarrë të gjitha hapat ligjore në mbrojtje të Kushtetutës.
Mënyra ime ishte e kthjellet si kristali, jo si qielli se paska re. Jam i gatshëm të paraqitem për tu pyetur, por nuk pranoj kurrë të shkel Kushtetutën, të ndryshojmë Kushtetutën, jam autor i ligjit që kjo mbrojtje nuk duhet të ekzistojë. Të ndryshojmë kushtetutën dhe jo ta menderosim”, tha Berisha.




