A është gati PD të rrëzojë Ramën nga pushteti? Vokshi e prerë: Po! Nuk ka kthim pas, do të ketë vetëm protesta

0
47

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u shpreh se tashmë PD është gati për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën.

Sipas Vokshit nuk do të ketë kthim pas dhe se do të vijohet me protesta. Sipas saj, dalja masive e qytetarëve në protestën e 7 korrikut, dëshmon se ata e besojnë këtë forcë politike.

“Kemi kaluar një proces jo pak të vështirë, riorganizmin  e PD. Fakti i mirëorganizimit të protestës ishte testi i parë që u kalua me sukses edhe sepse elektorati na besuan. Pra jemi një forcë që qytetarët i besuan. Jemi një front për shpëtimin e Shqipërisë, ata besuan tek kjo forcë politike. A jemi ne gati? Po jemi! Ishim në shesh, do jemi në shesh, vetëm protesta, është rrugë me një kalim, nuk ka kthim pas. Do të shfrytëzojmë çdo hapësirë për të bërë opozitë reale”, theksoi Vokshi në emisionin “Kjo Javë” në News24.

Zjarr Tv Ad