A është normale përfshirja e Erion Veliajt në përplasjet me Armand Dukën?/ Shakohoxha e thotë troç dhe zbulon planin e tij

0
110

Përfshirja e Erion Veliajt për Shakohoxhën është krejtësisht normale, pasi ai nuk vjen si kryetar bashkie, por si aksioner i klubit të Tiranës. Madje ai shton për emisionin ‘Shqipëria Live’ se kjo, po përdoret nga Armand Duka si tentative për t’u justifikuar çdo moment humbës.

“Unë jam kandidat me muaj që vrapoj në çdo fushë, kam shkuar vetëm. Kam patur vetëm një asistent, asnjë nga njerëzit e Politikës. Duka është zgjedhur me votat e nënkryetarëve të bashkive gjithmonë. Nëse vjen më 2 mars kryetari i Bashkisë Pukës nga ndryshon Veliaj. Këto janë tentative për t’u justifikuar çdo moment humbës. FSHF bën manipulime dhe shkon në çdo studio”, tha ai.

Në vend që kandidatët të prezantojnë planin e tyre gjatë fushatës, vëmendja ka shkuar të manipulimi që po tentohet të bëhet. Shakohoxha prezantoi disa pika të planit të tij, ku është shprehur se fokusin do e vendosë te futbolli amator.

“Qëllimi që të rindez ovacionin e futbollit, s’ka fusha për fëmijët e vegjël, futbolli amator është parësor, do të rikthejmë ndershmërinë e lojës, t’i bëj klubet e pavarura ekonomikisht, e të mos varen vetëm nga Federata, të ketë federata rajonale dhe jo shoqata, Kavaja, Lushnja, të dalin në vete, te shoqata e Lezhës është edhe ekipi i Bajram Curri dhe Kukësit, do i jap një vëmendje futbollit të femrave, t’i çoj paratë e FIFA-s me të vërtetë aty, Futbolli i femrave është i papërfaqësuar në asnjë shkallë të shoqatave apo të asamblesë, të ndryshoj futurën e shkollës ë trajnerëve, asnjë euro për shkollimin e trajnerëve jashtë territorit të vendit, ka ardhur momenti që Shqipëria të ketë një trajner shqiptar”, përfundoi Shakohoxha.

Zjarr Tv Ad