A keni dhënë ryshfet për të ndërtuar? Pronari i bujtinës në Theth: Po, 5 milionë lekë! Ja kujt ia kam dhënë

0
1454

Bekim Koçeku, pronari i një bujtine i prekur nga aksioni i fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje tregoi se çfarë ndodhi ditët e fundit në Theth.

Në një lidhje me emisionin Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, Koçeku tha se ai kishte ndërtuar 5 objekte brenda 2 muajve pas ftesës së kryeministrit për të investuar.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se a kishte dhënë ryshfet ëpr të ndërtuar, Koçeku tha se kishet pagaur 5 milionë lekë disa punonjës policie të cilët sot nuk janë më në detyrë, pasi janë shkarkaur pas urdhërit të kryeminsitrit.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: A keni dhënë ryshfet për të ndërtuar?

Po.

Borakaj: Sa keni dhënë?

Koçeku: Afër 5 milionë lekë.

Borakaj: A janë më në detyrë ata persona?

Koçeku: Jo, janë largaur.

Borakaj: Me këtë aksionin e fundit janë larguar?

Koçeku: Po.

Borakaj: Nga policia apo pushteti lokal?

Koçeku: Nga policia më shumë.

Zjarr Tv Ad