Aerodromi i Kuçovës rrethohet nga forcat e NATO-s, banorët në protestë për shpronësimet: Do shkojmë para Ambasadës së SHBA

0
78

213 familje të fshatit Moravë janë mbledhur në një protestë të dytë pranë aerodromit ushtarak të Kuçovës. Ata kanë protestuar sepse nuk janë dakord me çmimin e përcaktuar nga Ministria e Mbrojtjes për shpronësimin e tokave, bizneseve apo shtëpive të tyre.

Banorët deklarojnë se ia kanë rinisur sërish dokumentin me firmat e të gjitha familjeve që preken nga ky shpronësim për rishikimin e çmimit, ndërsa kanë marrë të njëjtën përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes, ku thuhet se tokat e tyre do të shpronësohen në vlerën e 230 mijë lekë për dynym, çmim që sipas tyre është qesharak.

Banorët e Moravës kanë deklaruar se tokat e tyre do t’i lëshojnë vetëm në rast se shpronësimet do të kryhen sipas çmimeve të tregut.

“Është vendosur një çmim qesharak. Qeveria po tallet me ne, pronat tona siç janë shtëpitë që kemi ndërtuar me mund e me djersë me emigrim, kemi një jetë të tërë. Pronat tona kushtojnë 20-fishi i asaj që duan të na shpronësojnë”, shprehet një prej banorëve.

Zjarr Tv Ad