Aeroporti i Vlorës zhytet në ujë, investimi milionësh përmbytet pas shiut të parë

0
0

Aeroporti i Vlorës, projekt që i kushtoi taksapaguesve shqiptarë plot 104 milionë euro është zhytur në ujë me reshjet e para të dimrit.

Sic mund të shihet dhe në pamjet e publikuara në rrjete sociale, pista është e mbuluar thuajse totalisht nga uji duke treguar se infrastruktura e drenazhimit ka qënë e papërgatitur dhe duke ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve dhe menaxhimin e projektit.

Kjo situatë vjen në një kohë kur afatet e premtuara për përfundimin e aeroportit janë shtyrë disa herë.

Fluturimet e para projektoheshin të bëheshin në verën e vitit 2025, por kjo jo vetëm që nuk ndodhi por tashmë zona është përmbytur duke ngritur dyshime serioze për sigurinë dhe funksionalitetin e tij në të ardhmen. Sakaq deri më tani autoritetet nuk kanë dhënë ende një sqarim zyrtar për praninë e ujit në pistë.

Prej muajsh Aeroporti i Vlorës, certifikimi i të cilit u inagurua me bujë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku, prej kohësh është përfshirë nga skandale ku dyshohet se zyrtarët më të lartë të qeverisë janë të përfshirë në afera korruptive.

Zjarr Tv Ad