Afera e inceneratorëve/ Përse nuk dalin para drejtësisë, Rama, Veliaj apo Ëngjëll Agaçi?

0
95

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agaçi duhet të ishin para drejtësisë.

Ndërkaq përmes një statusi në rrjetet sociale, Këlliçi ngre pikëpyetjet se përse drejtësia hesht përpara fakteve të aferës së inceneratorëve dhe pse nuk dalin para saj Edi Rama, Erion Veliaj apo Ëngjëll Agaçi.

“Edhe sa kohë i duhet drejtësisë për të bërë drejtësi? Përse heshtet përpara fakteve tronditëse të aferës korruptive të inceneratorëve?! Përse nuk janë ende përpara drejtësisë Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe Ëngjëll Agaçi?!”, shkruan Këlliçi.

Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi, Këlliçi ka deklaruar se Veliaj apo Agaçi duhet të largohen nga detyra dhe të dalin para drejtësisë, pasi të paktën duhet të akuzohen për shpërdorim detyre.

“Edi Rama rrezikon që së shpejti t’i bëhet një grup parlamnetar dhe një gjysmë kabineti në burg vetëm po të përmendim rastin e aferës së inceneratorëve. Nëse ka një vullnet real të institucioneve të drejtësisë për t’i shkuar deri në fund unë nuk e kuptoj se pse nuk është prapa hekurave Erion Veliaj tani që flasim ose Engjëll Agaçi. Sepse kemi provuar me dokumenta të pakontestueshme me firmën dhe vulën e Erion Veliajt dhe me emrin e Engjëll Agaçit, që këta persona duhet të akuzohen minimalisht për shpërdorim detyre. Dhe duhet të largohen nga pozicionet që mbajnë dhe duhet të shkojnë para drejtësisë. E kemi provuar në Komision Hetimor, e kemi provuar në meida e kemi provuar kudo. Dhe nëse do të kishim një drejtësi të poavauru që nuk merr urdhëra nga kryeministri, sigurisht sot duhet të kishim një realitet tjetër politik dhe sigurisht Arben Ahmetaj është personi që duhet të jenë në radhë, duhet të presë radhën për tu futur në burg.  Këto janë fakte ne i kemi provuar”, ka thënë Belind Këlliçi në një intervistë për A2CNN.

Zjarr Tv Ad