Afera e incineratorëve, Malaj: Te ne nuk qeveriset me ligj por me vullnet personal

0
46

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve për koncesionin kontrovers të incineratorit të Elbasanit.

Ekonomisti Arben Malaj, teksa ka folur për aferën e incineratorëve, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, u shpreh se të gjitha veprimet janë kryer brenda një dite, dhe sipas tij këtë projekt nuk e ka mbështetur vetëm një ministër, por pas tij ka pasur një fuqi më të madhe.

Arben Malaj: Janë kryer veprime në një ditë të caktuar. Ka pasur një fuqi madhore dhe nuk ka qenë thjesht vullneti i një ministri për ta mbështetur këtë projekt. Ligji i menaxhimit të buxhetit në Republikën e Shqipërisë është një ligj teorikisht me standarte europiane.

Malaj thekson se kriza në qeverinë tonë është për shkak se qeveriset me vullnet personal dhe jo me ligj.

Zjarr Tv Ad