E martë, Gusht 4, 2026
Ads for TheNakedTruth.tv
Ballina Aktualitet Afganët strehohen në Qytetin Studenti, ruhen në siguri dhe me forca policie…

Afganët strehohen në Qytetin Studenti, ruhen në siguri dhe me forca policie…

0
81
Zjarr Televizion Adccccc

154 shtetas afganë, gra, burra dhe fëmijë të vegjël mbërritën në Shqipëri, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ata u pritën nga vetë kryeministri Rama, ambasadorja e SHBA Kim dhe ministrja Xhaçka.

Menjëherë, ata janë transportuar me masa të rrepta sigurie nga Aeroporti i Rinasit, drejt Tiranës, në rezidencat e Qytetit Studenti ku do të qëndrojnë përkohësisht. Nga pamjet e shkrepura paraditen e sotme atje, ata shihen në oborrin e godinës ku qëndrojnë bashkë me fëmijët e tyre.

Në sy bien dhe masat e rrepta që ka marrë Policia, duke siguruar zonën me perimetër sigurie për të shmangur ndonjë incident të mundëshëm. Të pranishme aty janë dhe vetë Forcat e Policisë së Shtetit.

Zjarr Tv Ad