Agjencia Kombëtare e Mjedisit gjobit kryebashkiakun e Poliçanit

0
47

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka gjobitur me 500 000 mijë lekë, kryetarin e Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj, nën akuzën e “mosmenaxhimit të mbetjeve”.

Sipas njoftimit të AKM, gjoba ndaj kryebashkiakutt Zotkaj parashikohet nga ligji “Për menaxhimin e mbetjeve”, i miratuar në vitin 2011. Pak ditë më parë Agjencia gjobiti kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj për mosmenaxhimin e mbetjeve.

‘Grupi i inspektimit, pasi realizoi inspektimin, e hartoi procesverbalin e inspektimit në datë 01/02/2022 dhe e njoftoi në datë 01/02/2022 . Në bazë të procesverbalit të inspektimit dhe kontestimeve të subjektit të inspektimit rezultuan këto shkelje të kërkesave ligjore: Ligji Nr 10463 , date 22.09.2011” Per Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve ” Neni 21 Pika 12.’- thuhet në njoftimin e AKM.

Zjarr Tv Ad