E diel, Prill 12, 2026
Ballina Aktualitet Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy makina, njëra prej tyre përmbyset! Një...

Aksident në aksin Lezhë-Milot, përplasen dy makina, njëra prej tyre përmbyset! Një person dërgohet në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës

0
285

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot.

2 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të Milotit, ku njëra prej tyre është përmbysur.

Nga informacionet e para, një vajzë ka mbetur e plagosur rëndë. Ajo është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Zjarr Tv Ad