Aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, pritet të ashpërsohet masa për Tasen

0
74

Prokuroria e Vlorës pritet të ashpërsojë akuzën që do të rëndojë ndaj Arjan Tases, i cili përplasi për vdekje me skaf 7-vjeçaren në Himarë, më 2 gusht.

News24 ka mësuar se ndaj Tases do të rëndojë akuza e “vrasjes me dashje”, ndërsa më herët ai u akuza për “vrasje nga pakujdesia”. Ish-shefi i Komisariatit të Himarës, pritet të dalë nesër para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Kujtojmë se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) njoftoi se kishte arrestuar në flagrancë Arjan Tasen, dhe se ndaj tij ishte ngritur akuza “Vrasje e kryer nga pakujdesia” parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal.

Tase kishte detyrë Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Elbasan, por menjëherë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në plazhin e Potamit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano e përjashtoi nga radhët e Policisë.

Burimi: News24

Zjarr Tv Ad