Operacioni “Plazh i lirë” ka vijuar në Velipojë dhe Shëngjin ku policia ka liruar rreth 4500 m2 plazh pronë publike të zaptuar në mënyrë të kundërligjshme nga 6 subjekte.
Nga këto 3500 m2 në Shëngjin dhe 1000m2 në Velipojë. Gjithashtu janë sekuestruar rreth 450 shezlongë dhe 250 çadra.
Policia ka proceduar penalisht 6 shtetas, nga të cilët 4 në Shëngjin dhe 2 në Velipojë.
Mes të proceduarve në Shëngjin është Drejtori në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Lezhë A. N., i cili akuzohet për “Shpërdorim detyre”.




