Aksion i madh i SPAK, shkatërrohet grupi kriminal i drogës, arrestime me letërporosi nga Finlanda! Sekuestrohen 300 kg drogë

0
2

SPAK dhe policia e shtetit kanë zhvilluar një operacion në mbarë vendin, si rezultat kanë kryer disa arrestime, me letërporosi nga Finlanda.

Nga ky aksion është goditur një grup kriminal i trafikut te drogës, ku janë sekuestruar 300 kg drogë.

Sipas autoriteteve të Finlandës, ky shtet ka nisur një aksion antidrogë dy vite më parë për shkatërrimin e një grupi të gjerë trafikantësh që vepronin në disa shtete.

Në një deklaratë të përbashkët për media, prokurori finlandez tha se drejtuesit e kryesorë të  trafikut ishin shqiptarë që vepronin nga Shqipëria.

Ndërkohë Altin Dumani u shpreh se 11 urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK, janë për shtetas shqiptarë, teksa përmendi se në këtë rrjet janë të përfshirë katër grupe.

Janë katër grupe kriminale, aktiviteti shtrihet ndër vite, krijuesit e grupit preferonin të rrinin në Shqipëri dhe nga këtu organizonin aktivitetin kriminal. Të gjithë shtetas shqiptarë ata për të cilët janë lëshuar urdhër arrestet.

10 ishin në Shqipëri dhe një nuk është në Shqipëri sipas informacioneve tona.

Janë 54 të proceduar në Finlandë, aty nuk janë vetëm shqiptarë por dhe shtetas të tjerë.

Ajo që ne si SPAK na ka bërë përshtypje, është se është hera e parë që shohim që kanë në fokus edhe droga sintetike.

Deri tani janë të dhënë pas kokainës, heroinë, marijuanë, kanabis, dhe është hera e parë që i shohim të dedikuar edhe për droga sintetike.

Sasitë janë të mëdha, të konsiderueshme. Lloji, kemi kapur dhe ekstazi. Kishin bazat e tyre në Finlandë, dhe në mënyrë periodike dërgonin nga Shqipëria përfaqësues shqiptarë, dhe me mbërritjen atje fillonin aktivitetin e shitjes“, u shpreh Dumani.

Zjarr Tv Ad