Vijojnë aksionet e policisë në Korçë duke “goditur” të tjera subjekte që shërbejnë për lojëra fati të kundërligjshme. Uniformat blu kanë proceduar penalisht dy të rinj, 22 dhe 17 vjeç të cilëve gjatë kontrollit në lokal iu sekuestruan telefona celular që shërbenin për vendosjen e basteve sportive. Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim dy shtetas të tjerë për të njëjtën vepër penale.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për goditjen e informalitetit.
Goditen 3 raste të tjera të organizimit të palejuar të lojërave të fatit, procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, në vijim të operacionit policor “Basti i fundit”, për goditjen e aktivitetit të paligjshëm në fushën e informalitetit dhe organizimit të kundërligjshëm të lojrave të fatit
- D., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 8, në lokalin e tij, iu gjet e sekuestrua një telefon celular i markës “Samsung”, i cili dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive.
- K., 17 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi R. M., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në ambientet e një lokali në lagjen nr. 15, shtetasit K. K., iu gjet një aparat celular në të cilin vendoste baste sportive të palejuara dhe kreditet për vendosjen e këtyre basteve kundrejt pagesës, ja kalonte nëpërmjet telefonit, shtetasi R. M.




