Ditën e sotme pothuajse në të gjitha qytetet e Shqipërisë janë zhvilluar protesta kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera, ku më të mëdhatë ishin në Tiranë, Lushnje, Durrës dhe Shkodër.
Ndërkohë, një nga organizatorët e protestës së tiranës, aktivisti Adriatik Lapaj, ka treguar se të shtunën në orën 11:00 do të zhvillohet protesta e madhe në sheshin “Skënderbej”, ku qytetarë nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen aty për t’u drejtuar drejt Kryeministrisë.
“Protestat nuk do të ndalen. Ditën e shtunë do mblidhen qytetarët në sheshin Skënderbej, në orën 11:00, dhe marshojmë drejt Kryeministrisë”, tha Lapaj.




