Aktivistja Gjikondi: Berisha po bëhet një model i keq edhe për personat e tjerë “non grata” në botë

0
67

Aktivistja Brisida Gjikondi ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në sulme të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe presidentit Ilir Meta. Teksa ishte e ftuar dje në një studio televizive, aktivistja Gjikondi i cilësoi primaret e zhvilluara këtë të diel nga Sali Berisha për të zgjedhur emrat e kandidatëve për 6 bashkitë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit si farsë dhe pa bazë ligjore.

Sipas zonjës Gjikondi, zgjedhjet e dy ditëve më parë të mbështetësve të Berishës nuk quhen primaret dhe se emrat e fituesve ishin paracaktuar nga Berisha, ashtu siç ka bërë në 30 vite që kishte në dorë Partinë Demokratike.

“E gjithë çfarë po bën Berisha, të gjitha këto procedura që nga referendumi, primaret, sulmet në selinë blu, janë një farsë e madhe në shërbim të tij. Edhe këto primare nuk kanë bazë ligjore, edhe sikur të ishin ligjore, janë të gabuara pasi primaret nuk janë këto, primaret janë se dalin 3-4 kandidatura për të kryesuar një parti, këta konkurrojnë dhe bëjnë diskutime para anëtarëve të partisë. Emrat kanë qenë të paracaktuara. Berisha ka pas PD në dorë për 30 vjet dhe nuk ka bërë kurrë primare, por ka vendosur gjithmonë vetë, çdo gjë ka qenë zgjedhja e tij. Koalicionin e shoh më afër të Berishës me LSI, Nuk ka folur asnjë autoritet amerikan kaq fort ndaj një personi “non grata” se sa për Berishës. Berisha po bëhet një model i keq edhe për personat e tjerë “non grata” në botë, pasi ka një sjellje agresive”, u shpreh ajo.

Më tej zonja Gjikondi shprehu besimin se Kushtetuesja do ta shkarkojë presidentin, ndërsa shtoi se Meta dhe Berisha janë të korruptuar që duhet të japin llogari para drejtësisë.

“Meta e ka humbur rrugën dhe vetëm funksionin e Presidentit nuk mund të mbulojë, nesër Kushtetuesja shpall vendimin dhe ratifikon vendimin e Kuvendit shqiptar. Gjykata Kushtetuese ka vendime të formës së prerë dhe nuk ke ku i ankimon vendimet e saj. Për sa kohë Ilir Meta dhe Berisha e shumë ministra kanë kryer korrupsion dhe janë të pandëshkuar nga SPAK do të shikojmë kështu cinizmi e ironie që do jenë në politikë edhe 20 vjet”, nënvizoi Gjikondi.

Zjarr Tv Ad