E mërkurë, Prill 8, 2026
Ballina Aktualitet AKU qindra kontrolle në biznese dhe në dogana, asgjësohen 240 kg produkte...

AKU qindra kontrolle në biznese dhe në dogana, asgjësohen 240 kg produkte të skaduara, paralajmërime dhe gjoba deri në 4 milion lekë

0
33

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer në shkallë vendi mbi 158 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas AKU-së, 273 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 4 mostra për analiza laboratorike.

Nga kontrollet e kryera, janë bllokuar dhe asgjësuar 240 kg produkte që kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum, ndërsa janë marrë 16 mostra për analiza laboratorike.

Për shkeljet e konstatuara AKU ka vendosur masën gjobë në vlerën e 400 mijë lekëve të reja, si dhe ka dhënë 33 masa administrative paralajmërime për mangësitë e evidentuara.

AKU i bën apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njofton se do të intensifikojë kontrollet me afrimin e sezonit veror.

Zjarr Tv Ad