Alibeaj i shqetësuar: Rama do legalizojë kanabisin për përdorim mjekësor, por…

0
61

Enkelejd Alibeaj referuar raporteve ndërkombëtare ka ngritur shqetësimin sa i takon situatës me kultivimin e lëndëve narkotike në vendin tonë.

Lidhur me deklaratat e Ramës për legalizim të kanabisit për përdorim mjekësor, Alibeaj u shpreh se rezultatet e paraqitura që gjoja ishin në favor të kësaj nisme nuk përbëjnë as 20% të popullsisë.

“Kujtojmë se disa javë më parë kreu qeverisë Rama paralajmëroi se do të ndërmerrte hapa ligjore për të legalizuar kanabisin për përdorim mjekësor, sipas një të ashtuquajture “konsultim me publikun” nëpërmjet një pyetësori i cili jo vetëm që nuk ishte transparent por se dhe rezultatet e paraqitura që gjoja ishin në favor të kësaj nisme nuk përbëjnë as 20% të popullsisë. Shqipëria nën lenten e ndërkombëtarëve mbetet prodhues e furnizues i kanabisit.

Këtë panoramë e sjellë dhe raporti i fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit “2022 International Narcotics Control Strategy Report”  i cili zbuloi se “Shqipëria mbetet si vendi kryesor origjine për kultivimin e kanabisit dhe bazë lokale për kartelet e krimit të organizuar që trafikojnë sasi të mëdha të drogërave të rënda të paligjshme nga vendet e origjinës për të furnizuar tregjet në vendet evropiane” tha Alibeaj.

Zjarr Tv Ad